Në çdo edicion të Për’puthen shpesh janë parë takime romantike dhe luksi. Por takimi i fundit i Redit dhe Albinës ishte megaluks dhe shkaktoi mjaftë debate në studio.
Ai e kishte ftuar Albinën në një restorant të shtrenjtë dhe gjatë gjithë kohës ka treguar se ka shumë para dhe bënë shpenzime të shfrenuara.
Fillimisht ai iu drejtua ashpër kamerieres duke i thënë se ai nuk pi verë të lirë por iu kërkoi verë të shtrenjtë. Më pas i hedh në tavolinë 25O euro Albinës dhe i thotë që t’i mbajë për shpenzime të përditshme.
Ajo nuk i pranoi, madje në studio i tha se. “Ajo sjellë ishte si trajtim qeni, as qenit nuk i jepen ashtu”.
Debati është thelluar edhe më tej, kur Redi i ka quajtur konkurrentët e tjerë të varfër.
Në ato momente i është kundërvënë Aulona. Opinionistja i tha se sjellja e tij është shumë shëmtuar sepse po e trajton Albinë thjesht si një fytyrë të bukur.