ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Charleroi cilësohet si qyteti më i shëmtuar në botë, por me fluks turistësh

by Blloku
17/11/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Charleroi cilësohet si qyteti më i shëmtuar në botë, por me fluks turistësh

Belgjika ka një nga qytetet më interesante evropiane: Charleroi! Ky artikull i kushtohet një qyteti që dikur ishte shpallur “më i shëmtuari në botë” dhe falë këtij titulli arriti të tërheqë shumë vizitorë.

Qyteti, i cili është rreth 50 kilometra larg Brukselit, ndodhet në brigjet e lumit Sambre, në një zonë që identifikohej me industrinë dhe qymyrin, pasi ndodhet në qendër të të ashtuquajturit Pays noir (Vendi i Zi), rajoni qymyrmbajtës i Belgjikës.

Megjithëse shumica e minierave dhe fabrikave janë mbyllur për dekada, peizazhi dominohet nga grumbujt e pluhurit të qymyrit dhe ndërtesat e vjetra industriale të braktisura. Ky peisazh gri plotësohet nga moti zakonisht me re, ndërsa Janari dhe Dhjetori kanë më pak se 50 orë diell në muaj.

RELATED STORIES

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024
“Porta e Ferrit” në Turkmenistan që po mahnit të gjithë turistët

“Porta e Ferrit” në Turkmenistan që po mahnit të gjithë turistët

31/08/2024

Por siç e dimë çdo reklamë është reklamë e mirë. Kështu, pas një sërë titujsh negativë, qyteti filloi të priste vizitorë. Madje artisti i njohur Nicolas Buissart ofron një nga turnetë më të veçantë në Evropë: safari i tij urban fokusohet në “shëmtinë” e qytetit. Vizitorët kalojnë komplekse industriale të braktisura si dhe grumbuj skorjesh. “Të rinjtë nuk e kanë jetuar epokën e industrisë dhe e imagjinojnë atë në një mënyrë romantike,” shpjegon ai në një intervistë për Deutsche Welle.

Në këtë qytet, në vitin 1956 ndodhi një aksident industrial gjigant, i cili mori jetën e 262 njerëzve. Sot, zona e ish-minierës së qymyrit është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO dhe për këtë histori tragjike ekzistojnë ndërtesa të ruajtura, instalime mekanike të minierës së qymyrit dhe dy muzetë kushtuar industrisë. Një tjetër pikë kryesore e kësaj “xhungle urbane” janë stacionet hekurudhore, ndërtimi i të cilave përfundoi rreth 30 vjet më parë, por nuk u vu kurrë në funksion.

Bashkia në Charleroi:

Charleroi është gjithashtu një nga vendlindjet e skenës së famshme komike belge. Nëse rruga juaj ju sjell në këtë anë të Belgjikës, ia vlen të vizitoni edhe Muzeun e famshëm Fotografik të qytetit i cili mbulon të gjitha periudhat e historisë së fotografisë me ekspozita të përhershme.

“Charleroi ishte dikur një nga vendet më të pasura në Evropë,” thotë Buissart , i cili është i bindur se qyteti i tij do të lulëzojë përsëri

Tags: blegjikecharleroiqytetturiste

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro