ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Megan Fox rrëfen jetën e saj: Njerëz të famshëm më kanë abuzuar…

by Blloku
10/11/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Megan Fox rrëfen jetën e saj: Njerëz të famshëm më kanë abuzuar…

Aktorja e famshme, Megan Fox, prej disa kohësh po flet për disa nga marrëdhëniet e saj të kaluara. Këto rrëfime po i hedh në librin e saj, i cili mund të përmbajë përshkrime dhune fizike e psikologjike, të cilat për disa lexues janë trazuese.

Aktorja e serialit “Transformers” ka publikuar librin “Djemtë e bukur janë helmues”, një volum me 70 poema, disa prej të cilave detajojnë traumat e abuzimeve fizike e psikologjike. Fox zbulon tashmë se një pjesë e abuzimit ka ndodhur në marrëdhëniet e saj me njerëz “shumë të famshëm”.

Në lidhje me identitetin e abuzuesve të saj, Fox shpjegonte se libri nuk është një vëllim kujtimesh apo një ekspozim, por shënime për të treguar se kam qenë në më shumë se një marrëdhënie shumë abuzive, si fizike e psikologjike në jetë”.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

“Kam qenë e lidhur publikisht me disa persona, por dhe me të tjerë, me të cilët unë ndaja energjinë, dhe që mund të them se ishin njerëz të tmerrshëm dhe gjithashtu shumë të famshëm, por askush nuk e di që kam qenë me këta njerëz”.

Ajo shton se në libër nuk tregohen të gjitha eksperiencat e saj në lidhjet abuzive.

“Kam shkruar shumë gjëra që nuk arrita t’i përfshij në libër, sepse mendoja se ndoshta, janë vetëm për sytë e Zotit. Disa prej tyre janë tepër kur ke të bësh me njerëz të famshëm. Sikur të kisha lirinë të isha një poete dhe njerëzit të dëshironin të gërmonin më shumë në jetën time personale, do të kisha përfshirë më shumë si ato”.

Fox tregon më tej se personi që i sugjeroi të shkruante librin ishte ish-i dashuri muzikant, Machine Gun Kelly – me emrin e vërtetë Colson Baker. Ajo e përmend atë në një poezi ku Fox tregon për humbjen e bebes, si dhe në pjesën kur pranoi propozimin e tij.

Tags: abuzimlibriMEGAN FOXrrefim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro