-Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematikat e para në disa akse rrugore në qytetin e Durrësit. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, disa rrugë janë përmbytur, duke sjellë kaos dhe trafik.
Disa qytetarë detyrohen të kalojnë përmes ujit në rrugë për të çuar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla. Ndërkohë, ka prezencë të madhe të trafikut në rrugë.
Problematike paraqitet situata në lagjen 1, shëtitoren Taulantia si dhe në zonën përrreth stadiumit.