Stuhia që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka sjellë dëme të shumta. Mësohet se një punonjës i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë pas stuhisë që përfshiu kryeqytetin.
Mësohet se në afërsi të Pallatit me Shigjeta është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë 37-vjeçarin, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.37-vjeçari ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda.
Ndërkohë nga pamjet më poshtë shihet se janë përmbytur totalisht lagjet pranë Pallatit me Shigjeta, te Selvia, Stacioni i Trenit, Rruga e Durrësit, Rruga e Elbasanit dhe Rruga e Kavajës.