Teksa të gjithë presim me kureshtje sezonin e tretë të ‘Big Brother Vip Albania’, duket se surprizat e këtij ‘reality show’ kanë nisur më herët nga çmendonim.
Burime nga Top Channel për ‘Anabel’, thonë se spektakli këtë vit mund të mos prezantohet nga Arbana Osmani.
Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
E në këto kushte, duke marrë parasysh natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla prezantimi i ‘BBVA-3’ për momentin mbetet një çështje e pasigurt.
Megjithatë dy janë emrat që qarkullojnë në televizion e thuhet se mund të zëvendësojnë, Osmanin
Po flasim për personazhet, Ledion Liço dhe Bora Zemani të cilët kanë një karrierë shumëvjecare në televizion si moderatorë spektaklesh të rëndësishme në ‘Top Channel’