fbpx
Ad imageAd image

A ka një kohë të caktuar se kur pihen vitaminat? Flasin mjekët

Blloku min lexim

Vitaminat dhe suplementet përdoren nga jo pak njerëz, por të shumtë janë ata që pyesin veten se kur duhen pirë vitaminat, në mëngjes apo në darkë apo cilat vitamina nuk duhet të pihen së bashku.

Ja çfarë duhet të dini për kohën më të mirë për të marrë vitamina në mënyrë që të maksimizoni efektin e tyre në organizëm.

- Advertisement -

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, nuk ka një përgjigje konkrete pasi kjo varet nga një numër faktorësh. Koha më e mirë e ditës për të marrë vitaminat është e ndryshme për secilin person. Pavarësisht se në cilën orë të ditës vendosni ta merrni multivitaminën, mos e pini me stomakun bosh.

Kjo vitaminë vepron si antioksidant dhe ndihmon në shëndetin e indeve në trup, në prodhimin e kolagjenit si edhe shëndetin e kockave. Mund ta pini në çdo kohë të ditës; mos kini frikë nga doza e lartë e vitaminës C, sepse është lehtësisht e tretshme në ujë, ndaj mbidozimi nuk mund të ndodhë, shkruan “Good Housekeeping”.

- Advertisement -

Nuk ka asnjë provë që tregon se marrja e vitaminës D në një kohë të caktuar të ditës ndikon në shëndetin tuaj. Por, si e tretshme në ujë, kjo vitaminë mund të pihet në mes të një vakti sepse yndyrat ndihmojnë në përthithjen më të mirë nga  trupi.

Si një vitaminë e tretshme në yndyrë, mund të jetë ide e mirë marrja gjatë vakti ushqimor, por të paktën sigurohuni që të keni në menu ushqime me yndyra të shëndetshme, të tilla si avokadoja, arrat apo farat.

- Advertisement -

E rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe trurit, sugjerohet që të flisni me mjekun para se të vendosni marrjen e një vitamine E, pasi mund të jetë e rrezikshme për njerëzit që kanë pasur një goditje në tru ose atak në zemër.Ju mund t’i pini këto në çdo kohë të ditës, por meqenëse vitaminat prenatale konsiderohen pjesë e një shtatzënie të shëndetshme, mjekët thonë se të paktën kujdesuni që t’i pini në të njëjtën orë çdo ditë. Vlerat e këtyre vitaminave kanë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock