fbpx
Ad imageAd image

Kemi hyrë sot në periudhën e Akrepit, le të flasim gjerë e gjatë për këtë shenjë

Blloku min lexim

Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një “M” që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, femërore dhe negative që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu interpretuar.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitave dhe  pasionantë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjer në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten.

- Advertisement -

Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë.

Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm.

- Advertisement -

Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat.

Janë emocionalë për kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Të miturat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira kur rriten por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë. Pleqtë e kësaj shenje nuk kanë influencë prandaj duhet ti lemë të veprojnë vetë sepse kështu dëshirojnë të ndihen të lirë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e Akrepit. Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë.

- Advertisement -

Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz të papajtueshëm dhe nuk ta lënë dalë kollaj, inatçorë dhe të fshehtë. Shpesh janë besnik, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë plote fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjeni. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur.

Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje. Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.


Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor – 1 nëntor)
Janë më agresivë, më të fortë dhe egoistë (krijues dhe tërheqës)

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)
Janë pak të shoqërueshëm, shumë mosbesues dhe impulsivë, por edhe të aftë për autokontroll. Dashuri për aventura dhe pak oportunizëm. Janë përgjegjës dhe të gatshëm për punë të lodhshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)
Janë shumë të dallueshëm, mendjemëdhenj dhe në sedër të sëmurë. Herë- herë mund të bëhen mbytës në raportin sentimental. Fatin dhe vitalitetin i ka të mirë. Vullneti është i përbashkët tek të gjithë. ثshtë perfekt në jetën seksuale dhe jo rrallë idealist.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock