Moderatorja e “Përputhen” Megi Pojani ka marrë “kontrollin” e spektaklit duke mos lejuar që shkeljen e rregullave të tij. Madje shpesh herë ajo është treguar e ashpër ndaj konkurrenteve.
Së fundmi situata është tensionuar mes vajzave dhe djemve brenda programit të dashurisë, ku këta të fundit kanë sulmuar dhe ndaluar fjalën Aurelit.
E acaruar nga kjo situatë, Megi Pojani ka ndërhyrë duke mos lejuar kjo padrejtësi, ndërsa veprimi i saj është cilësuar nga Orjani si avokati mbrojtës i Aurelit.
“Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, tha moderatorja.
Teksa po fliste konkurrenti e ndërpret Megin duke mos e lënë që ta çojë fjalën e saj deri në fund, ndërsa ajo e nervozuar tha: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?