Deputeti Saimir Korreshi, nuk e nisi mirë aventurën e tij në “DWTS” pasi theu krahun që javën e dytë.
Pas këtij incidenti u përfol gjatë nëse do e vazhdonte garën apo jo. Së fundmi i ftuar në Top Albania Radio ai ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti: “Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.”
Në lidhje me vijimësinë e garës deputeti tha se dëmtimi është i rëndë, por pjesa tjetër do vazhdojë spektaklin.
“Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin”, tha ai.