Elon Musk është paditur nga ish- partnerja këngëtarja Grimes për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të çiftit. Këngëtarja e akuzoi Musk se e mbante larg djalit të tyre tre-vjeçar, muajin e kaluar.
Si rezultat, Grimes paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni. Ajo e bëri këtë sepse ajo dhe themeluesi i Tesla nuk janë të martuar dhe ajo dëshiron që gjykata të përcaktojë se kush konsiderohet prindi ligjor i fëmijëve.
Musk ende nuk i është përgjigjur peticionit që, megjithëse është bërë publik, mbetet i vulosur.
Grimes dhe Musk filluan të takoheshin në 2018-ën dhe ishin në një lidhje deri në shtator 2021, kur u ndanë përgjithmonë.
Këngëtarja kanadeze lindi një djalë të quajtur X Æ A-Xii, në maj 2020. Çifti gjithashtu mirëpriti vajzën Exa Dark Sideræl, e njohur ndryshe si Y, nëpërmjet një surrogate në dhjetor 2021.