Për të gjithë ata që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane DV 2025, aplikimet u hapen ditën e djeshme në orën 18.00 me orën lokale të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë thotë se aplikimet do të zgjasin pak më shumë se një muaj për t’u mbyllur më 7 nëntor.
Ambasada amerikane thotë se aplikimi është si çdo vit pa pagesë dhe i ftojnë të interesuarit që të lexojnë me kujdes udhëzimit kundër mashtrimeve në faqen: travel.state.gov/dv.
Në njoftim thuhet se individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.