Ruenca Haxhia, këngëtarja e njohur ndryshe me emrin Enca është lënë nga Gjykata e Apelit nën masën e sigurisë me “Detyrim Paraqitje”.
Enca u arrestua disa javë më parë nga policia, ku u kap në flagrancë me disa bimë kanabis të mbjella në ballkonin e shtëpisë së saj.
Bimët u gjetën gjatë një kontrolli në shtëpinë e saj në Lundër. Nga ana tjetër këngëtarja pas ndalimit ka deponuar në polici se kanabisin e mbante për përdorim vetjak dhe ka kërkuar masa lehtësuese.