Një modele 28-vjeçare nga Berlini e quajtur Sika Moon ka zbuluar se ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat e përmbajtjes erotike.
Siç tha ajo për DailyMail, kloni i saj ka një tërheqje më të madhe të audiencës se ajo dhe gjithashtu po mbledh më shumë para. Ajo është në industrinë e pornografisë për rreth pesë vjet tani, por thotë se kurrë nuk ka arritur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.
“Pas pesë vitesh punë në industrinë e argëtimit për të rriturit, jam lodhur nga puna e përsëritur dhe jokreative në këtë biznes”, tha ajo, ndërsa theksoi se nuk e shqetëson aspak që AI ka arritur t’i bëjë më shumë para, sesa ajo që ajo bënte në të kaluarën.
“Vendosa t’i rikthehem krijimit të artit dhe u magjepsa nga mundësitë e krijimtarisë së fuqizuar nga AI. Kështu që, e rikrijova veten me ndihmën e mjeteve të AI për t’u bërë vajza që gjithmonë ëndërroja të isha. Të jem perfekte, përgjithmonë e re dhe seksi në çdo minutë të ditës, e zgjuar dhe me personalitetin tim”, shpjegoi ajo.
“Kloni im virtual bazohet në fytyrën dhe trupin tim të vërtetë dhe është pjesë e imja. Unë e dua atë”, shtoi ajo