Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi sot feston 32 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar mesazhet dhe urimet e përzemërta. Këngëtarja ka postuar disa prej tyre në ‘Instastory’, ku shfaqet krahë miqve e familjarëve të saj.
Ndër urimet e para padyshim erdhi nga motra e saj, Eni Koçi.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam e bekuar që kam një motër si ti. Je shoqja imë më e mirë. Të dua pafundësisht”, shkruan ajo.
Ndërsa kujtojmë që pak kohë më parë Greta tregoi se është në një pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.