ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Dua çun dhe jo vajzë”, historia e dhimbshme e 22-vjeçares që mbahej peng nga burri se nuk lindi djalë

by Blloku
23/09/2023
Reading Time: 3 mins read
382 16
0
“Dua çun dhe jo vajzë”, historia e dhimbshme e 22-vjeçares që mbahej peng nga burri se nuk lindi djalë

Përtej botës së bukur të televizionit, artit dhe muzikës, në Shqipëri ekziston ende një tjetër realitet i hidhur. Dëshira për një pasardhës djalë dhe jo vajzë është një fenomen i vjetër shqiptar, që sikur duket edhe në kohë demokracie ekziston ende.

Madje mes një çifti shqiptar situata ka degaraduar deri në dhunë e pengamarrje. Bëhet fjalë për historinë e trishtë e raportuar në Volos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbajtur peng bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe fëmijën e tyre për rreth 2 vite, ndërsa abuzonte çdo ditë me të. 

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” nga familja e saj dhe rreth 1.5 vjet më vonë ata patën një fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues. Por, sikur raportojnë mediat e huaja gjinia e fëmijës ka qenë shkaku i problemeve mes tyre. Ata kanë një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre ‘të burgosur’ në shtëpi. 

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij.

Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë.  Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë. 

“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, mësohet të ketë treguar shqiptarja për autoritetet.

Ajo gjithashtu ka treguar se  28-vjeçari Aurel Kurti  nuk e lejonte të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Për fat të mirë vajza  2 vjeçe dhe nëna e saj ndodhen në gjendje të mirë në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar.

Por, asgje nuk mund ta zbeh faktin që menatliteti shqiptar ka shkatërruar dhe vrarë gra e vajza. Shpresojmë që ky rast të vlejë si referncë ndërgjegjësimi!

Tags: dhunegruashqiperivajze

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro