Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është nga figurat publike më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale. Ajo është nga moderatoret më të dashura për publikun dhe një nënë e përkushtuar.
Elita është e e martuar me reperin Gjiko, i cili po ashtu është shumë i pëlqyer. Në një bisedë me ndjekësit e saj, dikush e pyeti Elitën nëse e jep burrin me qira për një natë, pra Gjikon dhe Elita nuk pranoi as për shaka.
‘’Kuku, nuk muj me nda gjysmën e vetes’’, tha Elita.
Më pas ajo zbuloi pse kohët e fundit nuk është shumë aktive si më parë duke thënë se kohët e fundit i është shtuar dëshira që momentet e bukura t’i kalojë me familjen e saj dhe larg telefonit.