Këngëtarja e njohur Enca duke se nuk po gjen qetësi pas operacionit “Ballkoni”, të kryer nga Policia e Tiranës. Mësohet se Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhiaj, të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis.
Ajo qëndroi vetëm dy ditë në burg dhe iu la masa “detyrim paraqitje”. Dhe kur u duk se gjithçka mbaroi, ka shanse që Enca të përfundojë sërish prapa hekurave.
Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja tha në polici që është përdoruese dhe e kishte mbjellë hashashin për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestuar dhe i dashuri i saj. Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.