fbpx
Ad imageAd image

Si fiksimi i ri i Luizit na ndihmon të heqim dorë nga një prej veseve më të dëmshme!

BllokuTV min lexim

Rutina në botën e 2023-shit është kaq e ngarkuar sa bëhet gjithnjë e më e vështirë të heqësh dorë nga veset! Mendoni pak për numrin e shokëve/shoqeve që aktualisht po përpiqen të lënë duhanin. Pas maksimumi një jave, i shihni sërish me një paketë në duar teksa ju justifikohen se “stresi i përditshëm ua bën të pamundur” të fitojnë mbi këtë varësi.

E dimë që s’është gjëja më e thjeshtë në botë, por për duhanpirësit që po përpiqen, duket se trendi i ri po funksionon! Sigurisht që e kemi fjalën për vaping- cigarja elektronike që së fundmi ka fiksuar këdo njësoj sa Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP!

- Advertisement -

Ky i fundit, pak kohë më parë deklaroi vetë gjatë një prime të Big Brother Albania se nga “dy paketa në ditë, pi vetëm 2 cigare” dhe për këtë ka ndihmuar vape-i i tij i preferuar. Gjithsesi, si çdo trend i ri, edhe vaping ka shkaktuar konfuzion për shkak të informacioneve të keqkuptuara që shpërndahen herë pas here online. Kjo jua vështirëson punën njerëzve të kuptojnë realisht (me zërin e Kiarës) nëse cigaret elektronike funksionojnë vërtetë apo jo!

Sipas studimeve të publikuara në National Health Service (NHS- Institucioni britanik i shëndetit publik) , nikotina që ka në përbërje një vape është shumë më pak e dëmshme sesa duhani dhe konsiderohet si një nga zgjedhjet më efektive për të gjithë ata që duan të lënë duhanin.

- Advertisement -

Edhe pse duhet thënë se vape-t mund të përmbajnë gjithashtu kimikate dhe toksina, sasia e gjetur tek to është thuajse e papërfillshme krahasuar me ato që gjenden tek cigarja. Në përbërjen e tij nuk gjenden elementët e dëmshëm të duhanit klasik si katrani apo monoksidi i karbonit. Duke qenë se ky produkt funksionon pa djegie, eleminon shumë substanca të dëmshme.

Një tjetër sekret pse vaping funksionon për shumicën e duhanpirësve është mënyra e dizenjimit të tij, që i ngjason shumë procesit të tymosjes! Një nga gjërat që i mungon më shumë duhanpirësve është veprimi i thithjes dhe nxjerrjes së tymit, prandaj ata ndihen po aq familjar kur në dorë kanë vape-n e preferuar!

- Advertisement -

Ndonëse vaping është alternativë e sigurt për të gjithë ata që duan të heqin dorë nga duhani klasik, gjatë fillimit të rutinës së re mund të përballeni me disa ndryshime që janë:

1-Kolla

Sigurisht që mushkëritë tuaja pasi të keni lënë duhanin do të jenë shumë të lumtura, por fillimisht përdorimi i vape-it do t’ju shkaktojë kollë. Kujtohuni të pini shumë ujë sepse të qënit të hidratuar do t’ju reduktojë kollën.

2- Pak dhimbje koke

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet nga ndryshimi i nivelit të nikotinës. Ndonëse në vape të ndryshme ka nivele të ndryshme nikotine, trupi e absorbon disi më ndryshe krahasuar me cigaren klasike.

3- Ndryshime në nivelin e oksigjenit

Kur ju tymosni, niveli i qarkullimit të gjakut në trurin dhe trupin tuaj reduktohet. Vaping ju ndihmon të rregulloni këtë qarkullim dhe rrjedhimisht të keni sërish nivelet e përmirësuara të oksigjenit.

Nëse keni nisur të përdorni vape në vend të cigares, jeni duke reduktuar prezencën e monoksidit të karbonit në mushkëritë tuaja dhe po e riktheni oksigjenin në gjak në nivelet e normales. Pas 3-9 muajsh me një vape në vend të cigares mushkëritë tuaja do ta përmirësojnë funksionin me 10%. Vaping është si të thuash-e mesmja e artë kur vullneti i hekurt mungon!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock