Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” është konfirmuar dhe pritet të fillojë para muajit dhjetor.
Ndërsa stafi është duke u përgatitur për këtë sezon, një lajm i ri ka ngjallur interes të madh.
Duket se një prej konkurrentëve të mundshëm ka dalë në dritë. Bashkim Saiti, i njohur për eksperiencën e tij në “Përputhen”, është emri që ka filluar të qarkullojë si një kandidat i mundshëm për këtë sezon.
Ky informacion është zbuluar nga Edona James gjatë një interviste të fundit, ku ajo shprehu bindjen e saj se Saiti do të jetë pjesë e BBVK3; duke shtuar se tashmë ai ka firmosur edhe kontratën.