Kjo pemë e veçantë që duket se po ‘ecën’ ka fituar çmimin ‘Pema e Vitit’ në Zelandën e Re, në një konkurs që zhvillohet aty për bimët më të veçanta.
Ajo mban emrin “The Walking Tree” ose “Pema që ecën”, dhe ndodhet në ishiullin jugor të Karamea në afërsi të një varreze. Trungjet e çuditshme dhe në stilin e këmbëve të një njeriu, i japin asaj pamjen e një peme që sapo ka shtrirë hapin për të lëvizur.
Pema ishte favorite për ta fituar garën, duke marrë 42% të votave totale mes disa konkurrenteve.
Richie Hill, president i NZ Arb thotë se pema në këmbë është një tipar i jashtëzakonshëm dhe një destinacion që duhet parë, duke theksuar veçantinë dhe diversitetin që ekziston brenda popullsisë së dukshme të pemëve të Zelandës së Re.