fbpx
Ad imageAd image

Mesazhi që fshihet pas tatuazhit të ri të Angelia Jolie!

Blloku min lexim

Së fundmi aktorja e njohur Angelina Jolie dhe vajza e saj më e vogël Vivienne morën pjesë në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony në Nju Jork. Producentja 49-vjeçare e “The Outsiders” pakaloi në tapetin e kuq në Teatrin David H. Koch të Lincoln Center në Nju Jork, e veshur me një fustan kadife ngjyrë gri të gjelbër nga Versace. Fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian, një dallëndyshe në fluturim.

Ky zog ka një kuptim të thellë. Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti. Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.

- Advertisement -

Rikujtojmë, se ylli hollivudian Brad Pitt thuhet se është shkatërruar nga vendimi i vajzës së tij, Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri. 18-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën në Los Angeles, e cila edhe pse ende nuk është zyrtare, mediat kanë bërë të ditur se në të ardhmen ajo do të nënshkruajë si Shiloh Jolie.

Gjithashtu u tha se ajo kishte punësuar një avokat personal. Për shkak të vendimit të saj, ka folur një burim pranë Brad Pitt, i cili ka thënë se aktori është i shkatërruar nga ky vendim i vajzës së saj, por prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira me fëmijët.

- Advertisement -

 Ndërkaq, Shiloh nuk është e vetmja që hoqi dorë nga mbiemri i të atit. Djali i tij Madoxx 22 vjeç e përdor mbiemrin e tij vetëm në dokumente dhe Zahara 19 vjeçe të njëjtën gjë. Ylli i kinematografisë Angelina Jolie dyshohet se inkurajoi fëmijët e saj që të mos takojnë babanë e tyre.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock