fbpx
Ad imageAd image

“Vajzat janë të këqija”/ Deklarata e fortë e Selena Gomez: Nuk kam shoqe!

Blloku min lexim

Selena Gomez duket si nje njeri mjaft social, megjithate kengetarja zbuloi se ne fakt, ka më shumë shoqëri me njerëzit e qetë. 31-vjeçarja madje befasoi me pohimin se njerëzit me të cilët është e afërt nuk u intereson fama e saj, dhe  se ‘vajzat janë të këqija’. “Është klishe, por vajzat janë të këqija. Ndihet si gare e çuditshme kur je mes vajzave të bukura dhe kjo më konfuzon.”

Aktorja e “Only Murders in the Building” preku temën e vetmisë dhe pranoi se është “e vështirë” ta kalosh. “Mund të jesh mes një turme njerëzish dhe prapë të ndihesh vetëm. Po punoj ende për këtë”, – tha ajo. Këngëtarja e “Same Old Love” zbuloi se kur ishte beqare, kishte planifikuar që në moshën 35-vjeçare të adoptonte një fëmijë po të mos kishte takuar ende dikë. Por, pasi romanca me producentin muzikor, 36-vjeçar, u bë serioze, planet e saj ndryshuan. Ajo duket mjaft e dashuruar pas Benny Blanco-s dhe ne të ardhmen e afërt e sheh veten krah tij.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock