ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Nëna e Beyoncés rrëfen anën e panjohur të vajzës së saj

by Blloku
31/05/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Nëna e Beyoncés rrëfen anën e panjohur të vajzës së saj

Tina Knowlesi, nëna e Beyoncé ka ndarë disa kujtime nga fëmijëria e së bijës. Në një intervistë për “Vogue”, ajo ka kujtuar vitet përpara se vajza e saj të bëhej e famshme dhe ka zbuluar se Beyoncé ishte një fëmijë “shumë i turpshëm”.

“E ngacmonin paksa. Por ditën që mbrojti dikë, nuk mbrojti veten por dikë tjetër dhe po emocionohem teksa flas, s’mund të kisha qenë më krenare për të”.

Tina foli edhe për vajzën e vogël, Solange e cila duket se aktivizmin e kishte thirrje të brendshme që prej një moshe të vogël. “Solange firmoste peticione në shkollë. Ishte në klasën epestë dhe ia dilte të grumbullonte firma, kështu që ka qenë gjithnjë aktiviste”.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

Nëna e Beyoncé ndau detaje edhe për anëtaren e Destiny’s Child, Kelly Rowland, e cila u shpërngul  në familjen Knowles qëkur ishte 11 vjeçe.

“Kelly ishte gjithnjë fëmija që përpiqej të mbronte këdo”, tha Tina për Kelly-n, të cilën e ka konsideruar gjithnjë si vajzë. “E mbaj mend me shoqen e saj Barbara dhe ajo ishte një ndërmjetëse, një paqtuese e vogël”.

Në një postim në Instagram ku shpërndau videon e saj, Tina nxiti prindërit që “të vlerësojnë ndryshimet pozitive” mes fëmijëve.

“Të tria vajzat e mia i kanë përballuar gjërat shumë ndryshe. Mësoni karakteret e tyre dhe respektoni individualitetin. Kushtojini vëmendje gjërave me të cilat mund të mburreni për to. Atyre u pëlqen dhe nxit sjelljen e mirë”.

Tina ka dy vajza me ish-burrin, Mathew Knowles me të cilin u martua në vitin 1980.  Ata u ndanë në 2011 pas më shumë se 30 vitesh bashkë. “Vendimi për t’i dhënë fund martesës sonë është me mirëkuptim. Ne mbetemi miq, prindër dhe partnerë biznesi”, thanë ata asokohe në një deklaratë.

Tags: Beyoncésnenarefim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro