fbpx
Ad imageAd image

Fansat janë të bindur që Vesa ndjen për Romeon dhe kjo video gjatë ditëlindjes së Meritonit flet shumë

Blloku min lexim

Ditëlindja e Meriton Mjekiqit rifuti edhe një herë në shtëpinë e Big Brother VIP gjithë banorët e eleminuar. Surprizë e mrekullueshme për konkurrentin e këtij formati televiziv, por vëmendjen më të madhe e ka marrë Romeo Veshaj me Vesa Smolicën. Kjo e fundit është eleminuar prej kohësh nga Big Brother, ndërsa Romeo është në lojë si finalist.

Në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, ku Vesa qëndron shumë pranë tij, i cili është në një romancë me Heidin. Disa momente pikante që nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave. Fillimisht Vesa e kap Romeon nga dora duke mos e lënë të largohet. Gjatë gjithë festës i qëndron pranë. Madje edhe në foton me Heidin, ajo ndërhyn duke dalë në fotografi me çiftin.

- Advertisement -

Prekjet e bukuroshes ndaj Romeos po komentohen shumë në rrjet. Megjhithatë deri më tani nuk mund të flitet më shumë se kaq, duke qenë se aktori është i izoluar deri në finalen e nesërme brenda katër mureve. Po siç thonë, “Ku ka zë, s’është pa gjë”…

@bigbrather_vip_3 Kjo Vesa shum afer po rri me Romeo? Ja pse ishte xheloze per Heidi! #eglaceno #romeoveshaj #heidibaci #rozalati #ledionlico #meritonmjekiqi #shqipehysenaj #kiaratito #luizejlli #borazemani #perte #viral #tiktok #fyp #fypシ゚viral🖤tiktok☆♡🦋myvideo ♬ suono originale – 777
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock