ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Zyrtarisht të divorcuar/ Nuk ishte tradhtia, tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elia Zaharian

by Blloku
08/05/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Zbardhet vendimi: Princ Leka do të takojë të bijën vetëm dy orë në ditë!

Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka. Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta të divorcit të çiftit. Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.


Dy ditë pas ngjarjes, më 12 mars, Gjykata e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, atëherë në proces divorci. Sipas urdhrit të mbrojtjes, çifti duhet të mbante distancë 5m nga njëri-tjetri. Gjykata nuk pajisi me urdhër mbrojtje babain e Elia Zaharisë, Gjergj Zaharinë, i cili u denoncua nga Princ Leka për dhunë. Gjithashtu, në urdhrin e Gjykatës së Tiranës saktësohej se Princi nuk duhet të qëndrojë në Pallatin e trashëguar, ndërkohë Elia nuk duhet të jetë në banesë në momentin që Leka do të takohet me vajzën e tij, trashëgimtaren e drejtpërdrejtë të Pallatit mbretëror, princeshë Geraldina. Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re dashurie dhe bashkëjetesë me një fotografen Blerta Celibashi.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026
Tags: Elia ZahariaPrinc Leka

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro