Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3”. Ajo ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.
Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe romanca e saj e disa muaj më vonë u bë pjesë e BBV Albania.
Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet. Është vënë re se aktori i ka bërë ‘folloë’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kërkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.
Ndërsa ditën e sotme Olti Curri ka publikuar disa mesazhe që i ka shkruar Massimiliano. Ai i thotë që dëshiron të shkojë në BBV që të tregojë anën e tij të historisë, prandaj i kërkon Oltit që të flasë me produksionin për këtë kërkesë.


 
			 
                                 
                             