fbpx
Ad imageAd image

Taylor Swift akuzohet se ka kryer ‘rituale satanike’ në koncertet e saj!

Blloku min lexim

Shane Lynch, ish-këngëtari i grupit muzikor Boyzone, ka akuzuar Taylor Swift për kryerjen e ritualeve satanike në koncertet e saj. Këngëtari iu kthye krishterimit në fillim të këtij shekulli dhe në një intervistë të fundit për gazetën “Sunday World” (The Sunday World), ai ka sulmuar yllin e popit.

Kur shikon shumë muzikantë, shumë nga performancat e tyre janë rituale satanike para 20 000 njerëzve, pa e kuptuar apo njohur”, tha Lynch. “Taylor Swift, një nga artistet më të mëdha në botë, nëse shikoni disa nga koncertet e saj, ajo bën dy, tre rituale të ndryshme demonike me pentagramë në tokë dhe të gjitha llojet e gjërave të tjera në skenë“.

- Advertisement -

Satanizmin, për shembull, Lynch e dallon në veshjen e kapuçëve dhe përdorimin e efekteve të zjarrit. “Por për shumë njerëz është thjesht art dhe kështu po e shohin njerëzit, për fat të keq”.

Kujtojmë që Taylor Swift është në kulmin e saj, me suksesin e turneut të saj “Eras Tour” dhe albumet që janë në krye të top listave botërore.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock