fbpx
Ad imageAd image

71-vjeçarja thyen barrierat e moshës, shpallet Miss Teksasi (FOTOT)

Blloku min lexim

Një 71-vjeçare ka bërë histori duke kaluar nëpër skenën e konkursit të “Miss Texas”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është Marissa Teijo, e cila mori duartrokite të forta dhe brohoritje gjatë parakalimit të saj.

Sipas mediave amerikane, Teijo është garuesja më e vjetër që ka konkurruar ndonjëherë në këtë konkurs. Por nuk është vetëm mosha e saj që theu barrierat në botën e këtij konkursi.

- Advertisement -

71-vjeçarja është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë. Të gjitha këto kritere deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për një skualifikim të menjëhershëm.

Mirëpo, fatmirësisht, për Teijo rregullat ndryshuan vitin e kaluar.  E lindur në vitin 1952, ajo u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor.

- Advertisement -

71-vjeçarja tha se në fermë rrënjosi dashurinë për të qenë aktive. Si e rritur, Teijo tha se vraponte, ushtronte në palestër dhe madje filloi të garonte në kompeticionet e bodybuilding kur ishte 40 vjeç.

Pas përfundimit të konkursit, gra të të gjitha moshave e prisnin në hollin e hotelit Hilton Houston Post Oak, duke e mbushur me lëvdata dhe vlerësime. Ajo tha se komentet pozitive kanë vërshuar gjithashtu në faqet e saj në “Instagram” dhe “Facebook”.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock