fbpx
Ad imageAd image

6 gabimet që duhen shmangur gjatë arredimit të një shtëpie të vogël

Blloku min lexim

Dekori i shtëpisë mund t’ju duket një gjë e lehtë, por na besoni nuk është. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur hapësira në shtëpi është kufizuese. Për këtë arsye ndodhin edhe gabime të ndryshme duke e bërë shtëpinë të duket jo aq e këndshme apo mikpritëse sa do të dëshironim.

Shtëpitë e vogla kërkojnë që çdo hapësirë të mendohet mirë, të mos ketë objekte apo mobilje të tepërta dhe duhet të shmanget në mënyrë kategorike mbivendosja e stileve të ndryshme.

- Advertisement -

Ja 6 gabimet më të zakonshme që bëni në arredimin e shtëpisë së vogël dhe si ti shmangni ato.


1. Përdorni ngjyra të errëta duke e zvogëluar edhe më shumë vizualisht hapësirën në shtëpi

- Advertisement -

Një truk i thjeshtë dhe efektiv për të krijuar hapësirë vizuale në shtëpitë e vogla janë ngjyrat e lehta në mure, dysheme dhe pjesën e dekorit. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe pastel për krijimin e iluzionit të një hapësire më të gjerë dhe me dritë.

- Advertisement -

2. Mos i mbingarkoni muret me foto apo objekte panoramike.

Për të krijuar iluzionin e një hapësire më të madhe, muret duhet të jenë të pastra dhe jo shumë të ngarkuara me foto. Pikturat apo fotot e shumta në mure mbingarkojnë dekorin dhe zvogëlojnë hapësirën. Ideja nuk është të mbani murin bosh, por të vendosni ato aksesorë që do ju “zgjerojnë” vizualisht shtëpinë si një pasqyrë të madhe.


3. Nuk i kushtoni vëmendje cepave të shtëpisë apo zonave ku mungon drita natyrale

Ndriçimi gjithashtu luan një rol themelor në hapësirat e vogla. Një dhomë me dimensione të reduktuara dhe dritë të ulët do të duket edhe më e vogël e krahasuar me të njëjtën shtëpi, por me ndriçimin e duhur. Drita natyrore është me rëndësi vitale, por edhe dizajni artificial i dritës do të bëjë një punë të madhe në zgjerimin e hapësirës.

4. Miksoni së bashku shumë stile të ndryshme dekori duke lodhur sytë

Një hapësirë e vogël i bën edhe më të dallueshme gabimet në dekor. Prandaj në vend që të bashkoni shumë stile së bashku, preferoni një stil minimalist, komod dhe të orientuar drejt prakticitetit.

5. Largoni lulet nga shtëpia. GABIM I MADH!

Shumica e njerëzve mendojnë se një hapësirë e vogël nuk ka vend për të mbajtur lule apo bimë të ndryshme, duke i larguar ato përfundimisht. Mirëpo ngjyra e gjelbër e tyre është në gjendje të “oksigjenojë” çdo dhomë brenda shtëpisë.

6. Mbingarkesa me objekte të shumta

Rregulli kryesor në një shtëpi të vogël: “Reduktoni në maksimum mobiljet dhe objektet”. Stili i thjeshtë dhe praktik do ju bëjë të ndiheni rehat në shtëpinë tuaj. Në të kundërt as vetë ju nuk do të dëshironit të rrinit brenda saj.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock