Rigels Rajku, ose ndryshe i njohur si reperi Noizy, është liruar ditën e sotme nga ambientet e qelisë pasi u vendos që ai të paguajë një shumë prej 50 milionë lekë (të vjetra). Ai u arrestua disa ditë më parë në zonën e Shëngjinit për llogari të drejtësisë së Kosovës, pasi akuzohej për dhunim ndaj personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni, ngjarje kjo e ndodhut më 2 gusht.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.
“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
