fbpx
Ad imageAd image

5-vjeçari shqiptar mahnit Italinë, ka lexuar 125 libra

Blloku min lexim

Një djalë 5 vjeç nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave italiane, pasi ka lexuar 125 libra brenda një viti.

Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, ndaj është e këndshme të zbulosh se një 5-vjeçar është në kryetitujt e lajmeve për këtë fakt, shkruan La Stampa në një artikull.

- Advertisement -

Biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” në Montemurlo festoi 20-vjetorin e saj me një ditë kushtuar të vegjëlve. Me këtë rast, biblioteka ndau çmimin “Lexuesi i Vitit” për lexuesit më besnikë dhe më të zellshëm.

Vendin e parë e ka marrë Mattia Mehdi Hoxha, 5-vjeçari me origjinë shqiptare dhe me 125 libra të lexuar gjatë vitit.

- Advertisement -

Në vend të dytë është Penelope Bruno, 13 vjeçe, me 95 libra, ndërsa në vendin e tretë ishte Duçio Vannoni, 14 vjeç dhe 78 libra të lexuar gjatë vitit. Këshilltari i kulturës i bashkisë së Montemurlos, Giuseppe Forastiero, prezantoi çmimet dhe i dha secilit fëmijë nga një libër për të vazhduar të ushqejë dëshirën për të lexuar dhe zbuluar histori të reja.

“Leximi është thelbësor për fëmijët tanë, rrit fjalorin dhe aftësitë gjuhësore, lejon ju të zhvilloni përqendrimin dhe vëmendjen”, nënvizoi Forastiero. “Duke lexuar ndërtoni marrëdhënie, por fitoni edhe vlera morale. Kush lexon nuk ben lufte. Në këtë moment të vështirë në nivel ndërkombëtar, leximi na fton për reflektim, dialog dhe ndjeshmëri”.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO