fbpx
Ad imageAd image

5 gabimet që të gjitha femrat bëjnë kur depilohen

Blloku min lexim

Funde e pantallona të shkurtra, fustane pas trupi, veshje që ekspozojnë lëkurën, jemi zyrtarisht në stinën e verës, zyrtarisht në sezonin e depilimit rregullisht!

Pas muajsh të gjatë pritjeje, lëkura përkëdhelet nga rrezet e diellit dhe femrave i duhet të eliminojnë çdo qime të dukshme nga ajo. Ndonëse ekzistojnë shumë metoda depilimi ajo me brisk është më e përdorura. Rreziku për të gabuar nuk është i vogël,  më poshtë janë gabimet që bëni kur depiloheni!

- Advertisement -

Nuk përgatisni lëkurën

Mos u depiloni asnjëherë nëse lëkura juaj nuk është e lagësht! Në të thatë depilimi jo vetëm që është i dhimbshëm por nuk është efektiv. Një ditë më parë duhet të keni bërë një skrab në mënyrë që nga lëkura të keni eliminuar çdo shtresë të vdekur qelizash.

- Advertisement -

Përdorimi i brisqeve për meshkuj

Brisqet e meshkujve janë të projektuar ndryshe nga brisqet e femrave. Këto të fundit kanë në tehet e tyre xhel aloe vera apo vitaminë E, duke qenë se lëkura e femrave është më delikate. Brisqet e femrave duhet të jenë të paktën me 4 tehe për të ndjekur formën e trupit të një gruaje.

- Advertisement -

Nuk përdorni krem rroje apo xhel
Nëse ju nuk e hidratoni lëkurën para depilimit, e sigurtë që pasi të keni hequr qimet lëkura juaj do të jetë e irrituar me puçrra të cilat mund të infektohen.

Përdorimi i sapunit apo shampos si xhel rroje

Mund të mendoni se sapuni apo shampoja mund ta zëvendësojnë lehtë xhelin e rrojës, por e keni gabim. Sapuni than yndyrën nga lëkura, duke e bërë më të vështirë depilimin. Lëkura kërkon të jetë krejtësisht e hidratuar në mënyrë që qimet të hiqen sa më mirë, shpejtë e pa dhimbje.

Lënia e briskut në ujë
Sigurohuni që pas përdorimit briskun ta lani, ta thani me një copë e ta vendosni në një vend të thatë.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock