Qepët janë një nga përbërës thelbësor në kaq shumë receta, por gatimi i tyre shpesh na bën të derdhim lot. Por pasi të mësoni truket e mëposhtme, do të t’i prisni qepët sikur të ishit një kuzhiniere e vërtetë.
1: Çamçakëz
Supozohet se efekti i freskisë që të lë çamçakëzi në gojë, i kundërvihet ndjesisë së djegies, plus ju detyron të merrni frymë përmes gojës. Pra duket se përtypja e çamçakëzit me mente (me gojën hapur) ju ndihmon t’i prisni qepët pa lotuar.
2: Futini qepët në frigorifer para se t’i prisni
Lëreni qepën në frigorifer për 24 orë dhe do të shihni se të nesërmen kur ta prisni për ta gatuar, nuk do të ndjeni djegie e as do të derdhni lot.
Lënia e shtresës së qepës e paprekur
Skajet e një kokrre qepë e bishti i saj ka sasinë më të përqendruar të squfurit. Duke e prerë menjëherë dhe duke e zhveshur nga cipa ju lëshoni këto kimikate në ajër dhe në sytë tuaj. Nëse e lë qepën e paqëruar ndërkohë që e copëtoni, nuk do keni djegie sysh.
4: Prerja e qepës në ujë të ftohtë
Mbushni një tas të gjerë me ujë të ftohtë e mundohuni t’i qëroni qepët në aty. Mund të jetë paska e sikletshme dhe mund të mos jetë metoda më e lehtë, por vepron. Burimi: Real Simple