Çdo shtet ka specialitetin e vetë në gatim, duke dalluar nga mënyra si gatuajnë apo edhe ushqimet që konsumojnë më shumë. Por, Taste Atlas Awards ka publikuar renditjen e kuzhinave më të mira në botë për vitin 2022.
10 vendet e para në renditje janë kuzhina italiane, e pasuar nga ajo greke, spanjolle, japoneze, indiane, meksikane, amerikane, franceze dhe peruviane.
Ndërkohë kuzhina shqiptare renditet në vendin e 68.
Ku ushqimet më të famshme në Shqipëri përmenden: flija, tava e kosi, qoftet e fërguara, fërgesë, petulla, jani me fasule, ballokume, paçe koke, qifqi, qumështor, gjizë e të tjerë.
Renditja e kuzhinave botërore është bërë sipas votave të audiencës për përbërësit, pjatat dhe pijet.