ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Zyrtarisht, ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar

by BllokuTV
28/07/2024
Reading Time: 2 mins read
371 27
0
Zyrtarisht, ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar

Ndërsa sytë e turistëve nga e gjithë bota janë te Parisi këtë verë, për disa ditë pushime apo për një përvojë ndryshe turistike, duket se është Londra një tjetër qytet që po “vjedh” vëmendjen e të gjithëve. Kryeqyteti britanik sapo është kurorëzuar si qyteti më i mirë në botë, për të jetuar dhe punuar, ndërsa ky rezultat është publikuar nga kompania ndërkombëtare “Resonance”. Kjo kompani publikon një nga renditjet më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse në botë të 100 zonave urbane më të njohura për të jetuar, punuar dhe për t’u vizituar nga të gjithë.  

“Londra mbetet në krye të listës së të gjithë qyteteve të Europës. Pavarësisht pasojave të pandemisë Covid apo problemeve ekonomike dhe Brexit, ky qytet është pjesë e listës së vendeve më të mira për të jetuar dhe punuar,” thotë një nga përfaqësuesit e kompanisë.  

Kompania “Resonance” përdor një metodologji që shqyrton të dhënat nga më shumë se 400 qytete me një popullsi prej më shumë se një milion banorë dhe e rendit secilin në tre kategori kryesore: niveli i jetesës, dashuria dhe zhvillimi. Këto kategori përfshijnë nënkategori të shumta që lidhen me aftësinë e një qyteti për të tërhequr talente, vizitorë ose hapjen e bizneseve të reja. Londra fitoi pikët maksimale për nivelin e jetesës, si edhe arritjet arsimore dhe kulturore.

Pas Dubait dhe Dohas, Londra kishte shpenzimet e treta më të larta turistike në botë me afro 16.07 miliardë dollarë.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024

Parisi është i dyti në listën e “Resonances” për qytetet më të mira në botë. Kryeqyteti francez shënoi rezultate të përsosura për turizmin dhe kulinarinë, por u rendit keq në kategorinë e zhvillimit, duke rezultuar në vendin e 14-të, pra një tregues për shkallën e varfërisë mes banorëve të Parisit që punojnë me kohë të plotë. New York-u u rendit në vend të tretë, më pas Tokio dhe Singapori, respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Dubai, të cilin “Resonance” e ka quajtur “Vegasi i Arabisë”, është i gjashti dhe San Francisko është qyteti i shtatë në këtë renditje. Më pas vijnë, qytetet si Barcelona, Amsterdami dhe Seuli, si tre vendet e fundit që plotësojnë top listën e 10 vendeve më të mira për të jetuar, punuar dhe vizituar gjatë 2024-ës.

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro