fbpx
Ad imageAd image

Zbokthi, çfarë e shkakton dhe simptomat

Blloku min lexim

Zbokthi është një gjendje e zakonshme që prek kryesisht skalpin e kokës. Në momëntin që një person ka zbokth, kjo është shumë e dukshme sepse në kokën e tij shfaqen disa petëza të bardha. Zbokthi i lehtë mund të trajtohet me një shampo të butë të përditshme.

Nëse kjo nuk funksionon, një shampo medicinale mund të ndihmojë. Simptomat mund të kthehen më vonë. Zbokthi është një formë e lehtë e dermatitit seborrheik.

- Advertisement -

Simptomat

- Advertisement -

Shenjat dhe simptomat e zbokthit mund të përfshijnë:

Zbokthi shfaqet në lëkurën e kokës, flokët, vetullat, mjekrën dhe shpatullat tuaja;Kruarje e kokës;

- Advertisement -

Lëkura e kokës me luspa, me kore;

Shenjat dhe simptomat mund të jenë më të rënda nëse jeni të stresuar dhe ato priren të jenë të shumta në stinët e ftohta dhe të thata.

Shkaqet

Zbokthi mund të ketë disa shkaqe, duke përfshirë :Lëkurë e irrituar, e yndyrshmeLëkurë të thatëNdjeshmëria ndaj produkteve të kujdesit të flokëve (dermatiti i kontaktit)Sëmundje të tjera të lëkurës, të tilla si psoriasis dhe ekzem

Faktorët e rrezikut

Pothuajse çdokush mund të ketë zbokth, por disa faktorë mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm:Mosha. Zbokthi zakonisht fillon në moshën e rritur dhe vazhdon deri në moshën e mesme. Kjo nuk do të thotë që të moshuarit nuk kanë zbokth.

Për disa njerëz, problemi mund të jetë i përjetshëm.Të qenit mashkull. Zbokthi është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat.Sëmundje të caktuara. 

Sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundjet e tjera që prekin sistemin nervor gjithashtu duket se rrisin rrezikun e zbokthit. Po ashtu edhe të kesh HIV ose një sistem imunitar të dobësuar./ Mayo Clinic

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO