Fatkeqësisht, “të zhvlerësohesh” nga dikush që të ka vjedhur zemrën na ka ndodhur pothuajse të gjithëve dhe sigurisht që do të vazhdojë të ndodhë.
Por si e trajton Virgjëresha refuzimin? A e pranon me gjakftohtësi, a është Egoja e saj e lënduar apo e copëtuar, humbet vetëvlerësimin dhe dëshiron që toka të hapet dhe ta gëlltisë? Ua tregojmë ne:
Fillimisht do merret me veten dhe karakterin e saj, më pas do të kërkojë të gjejë një nga një të gjitha të metat e personit që e refuzoi. Pasi të ketë mbaruar me listën do të analizojë çdo moment që ka kaluar për të dhe do ta fshijë tërësisht nga mendja, duke e konsideruar të padenjë për fjalë dhe mendim.