Një gazetar nga Kili u përball me një situatë të sikletshme, teksa ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një papagall u ul mbi shpatullën e tij dhe “i vodhi” kufjet.
Nicolas Krumm, një gazetar për kanalin Chilevision, po fliste për rritjen e grabitjeve në zonën lokale kur papagalli me pendë i mori kufjen.
“Sapo më mori kufjen”, tha ai.
Kameramani u përpoq të kapte zogun për të marrë kufjen, por ai u largua, ndërsa gazetari më vonë tha arriti të marrë kufjen nga papagalli.
“Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë”, u shpreh gazetari.