Pakujdesia shpesh shkakton dëme të mëdha! Një japonez duke u përpjekur të vriste një kacabu i vuri zjarrin shtëpisë së tij. Ngjarja u regjistrua në qytetin Kumamoto në ishullin Kyushu, rreth 230 milje në jugperëndim të Hiroshimës. Një burrë 54-vjeçar pa një buburrec brenda banesës së tij në lagjen Chuo të qytetit dhe spërkati një sasi të madhe insekticidi për ta mbytur.
Pas kësaj u regjistrua një shpërthim në dritaren e ballkonit të shtëpisë së japonezit. Japonezi pësoi një lëndim të lehtë nga shpërthimi, tha policia. Hetimi mbi incidentin e zjarrtë ka zbuluar shenja djegieje në banesën e japonezit.
Qendra Kombëtare e Çështjeve të Konsumatorit të Japonisë tha se ka marrë raporte të shumta për shpërthime që kanë qenë të lidhura me spërkatjen e insekticideve pranë prizave elektrike. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një fatkeqësi e tillë. Edhe në dhjetor 2017, një grua në Cincinnati, Ohio, dogji shtëpinë e saj pasi përdori alkool pranë një bombole në përpjekje për të hequr qafe çimkat.