Një aspekt i habitshëm është se për shqiptarët, pamja e jashtme shpesh përbën një mjet për të fshehur kompleksinë e varfërisë dhe për të shfaqur një pamje të sigurt dhe të rafinuar në sytë e tjerëve. Nga njëra anë, ky tendencë mund të interpretohet si një përpjekje për të përballuar realitetin ekonomik, ndërsa nga ana tjetër, mund të jetë një shprehje e dëshirës për të ruajtur identitetin kulturor dhe estetik. Kur vlerësojmë shqiptarët për stilen e tyre të veshjes, është e rëndësishme të mos bëjmë paragjykimet e shpejta. Shqiptarët, siç thuhet, vishen “për t’u dukur apo sepse pëlqejnë të jetojnë bukur?” Është një pyetje komplekse dhe shpeshherë e pabarabartë kur bëhet krahasim me realitetin ekonomik. Shpeshherë, shqiptarët mund të kenë një dashuri për veshjet e bukura, por nuk duhet neglizhuar realiteti ekonomik që mund të sjellë sfida në përmbushjen e kësaj dashurie.
Në fakt, po t’i krahasosh sot me 10 apo 15 vjet më parë, shqiptarët vishen më mirë, me çmime më të arsyeshme dhe me marka ndërkombëtare, ashtu sikurse të gjithë europianët e tjerë.
Në një botë ku modë dhe identiteti janë ngjitur ngushtë, shqiptarët sfidojnë sfidat ekonomike për të paraqitur një pamje të bukurisë dhe stilit. Shtrenjtesa e veshjes shpeshherë sjell me vete një ndjenjë të krenarisë dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë kulturore. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se ky përpjekje për të veshur bukur nuk është gjithmonë një shprehje e pasurisë, por shpeshherë një mënyrë për të shpërndarë një imazh të dëshiruar, pavarësisht sfidave ekonomike.
Në një kohë kur ndryshimet ekonomike dhe sociale shpeshherë shfaqen si sfida për shumë vende, Shqipëria nuk është përjashtim. Për shqiptarët, veshja është një mënyrë për të shprehur identitetin dhe për të sfiduar pamjen e varfërisë. Ky artikull do të eksplorojë marrëdhënien midis shqiptarëve, veshjes së tyre bukur, dhe sfidave ekonomike që ballafaqohen me përpjekjet për të pasuar një stil të rafinuar.
Për shembull vlen të evidentojmë faktin se ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë ne shepnzojmë më shumë për veshje sesa për ushqime.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.
Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.
Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-n, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një europian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Europë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja europiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.
Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-n, por që ka arritur në 260 euro në 2022-n.
Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit.
Humbet identiteti
Por shqiptarët sikur kanë humbur identitetin në veshje. Mjafton të shohim rrugët e “shopping”-ut në Milano, Romë, Paris, Berlin, Stamboll, Tel Aviv, gjejmë të njëjtat dyqane, të njëjtat “brand”-e (marka). “H&M”, “Zara”, “Intimissimi”, “Beneton” etj. Ndërsa në Tiranë, ato që bëjnë përshtypje më tepër janë kaosi dhe mungesa e identitetit. Njerëz konfuzë, të veshur në mënyrë të papërshtatshme, në vende të papërshtatshme. Kjo edhe për shkak të ekonomisë.
Këtë fakt e ka evidentuar në një intervistë televizive edhe stilistja Anila Konomi.“Më vjen keq në fakt për këtë, kur shoh se sa hapa të mëdhenj bën industira e madhe e modës në botë, në krahasim me ne. Tendencat dalin në butik më shpejt se tek ne. Shqipëria është një vend me ekonomi shumë herë më të ulët, pra nuk e përballon dot”, është shprehur ajo.
Për cështje ekonomike shpesh njerëzit drejtohen tek Gabi, tregu i rrobave të përdorura. Ka shumë njrëz që thonë se atje gjen rroba me material më të mirë. Por, ama në këto kohë njerëzit që bëjën blerje te gabi gjykohen, etiketohen si persona që nuk kanë gjendje ekonomike.
Megjithse kjo tabu po fillon të thyhet nga influencera në rrjetet sociale që publikojnë veshjet e mira që gjejnë tek ky treg situata vazhdon e njëjtë. Një pjesë e mirë e shoqërisë preferojnë të blejnë rroba ënpër dyqane të shtrenjta edhe pse e din që aty shiten imitime për rroba origjinale të firmave të mëdha.
Pra, nga ky këndvështirm i përgjithshëm vazhdojmë të mbetemi në linjën që shqiptarët kanë më shumë tendencën të vishen shtrenjtë.