ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Shqipëria nuk do të ketë 5G as në 2023

by Blloku
20/09/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Shqipëria nuk do të ketë 5G as në 2023

Shqipëria nuk pritet të kalojë as këtë vit teknologjinë e shërbimeve celulare 5G. Në vitin 2021, Këshilli i Ministrave pati miratuar Planin e Ri Kombëtar të Frekuencave, që sanksionon përfundimisht zgjerimin e spektrit që do të përdoret për internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Brezi 700 MHz, duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë, përtej afateve dhe parashikimeve të vendosura.

Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024

Megjithëse po hyjmë në tremujorin e fundit të vitit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nuk ka nisur ende një procedurë të ofrimit të frekuencave për këtë teknologji.

Afatet e nevojshme ligjore e bëjnë tashmë të vështirë qoftë edhe dhënien e autorizimeve individuale për frekuencat që do të përdoren për teknologjinë 5G brenda këtij viti, pa llogaritur më tej kohën e nevojshme për ofrimin e shërbimit mbështetur në këtë teknologji.

Sipas Planit të Veprimit për adoptimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, që u përgatiti në fund të vitit 2021 në bashkëpunim me kompaninë e konsulencës Jones Group International, rekomandohej që procedura e tenderit për dhënien e autorizimeve për përdorimin e frekuencave në brezin kryesor të teknologjisë 5G, atë 700 MHz (694-790 MHz) të shpallej në mesin e vitit të kaluar. Por, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit, ende nuk ka asnjë sinjal se kjo teknologji do të debutojë së shpejti në Shqipëri.

Shtyrjet e vazhdueshme të kalimit në 5G lidhen së pari me çështje teknike dhe burokratike, por ndoshta edhe me një mungesë oreksi të madh nga tregu për të bërë një kapërcim të shpejtë teknologjik.

Tags: 5ginternetrrjetvendim
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
  • Kontakt
  • Marketing

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro