fbpx
Ad imageAd image

Princ Leka konfirmon ndarjen me Elia Zaharian

Blloku min lexim

Kartolina e Krishtlindjes e Princ Lekës me vajzën Geraldina duket se ka konfirmon ndarjen e tij nga Elia Zaharia pas 7 vitesh martesë. Princ Leka ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes me disa imazhe ku pozon së bashku me të bijën.

Por, ndryshe nga kartolinat e Krishtlindjes të viteve të kaluara mungon bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, me të cilën raportohet se është në proces divorci.

- Advertisement -

Ai ka publikuar fotot ku shfaqet vetëm me të bijën, duke shtuar zërat se martesa e tyre ka marrë fund, megjithatë çifti mbretëror shqiptar ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me lajmet që po qarkullojnë.

- Advertisement -

Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkruan Princ Leka krahas fotove.

Ndërkohë edhe Elia ka publikuar foto vetëm me vajzën.

- Advertisement -

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO