Mbrëmjen e shkuar, në panelin e programit “Cherry on top” ishin të ftuar, Anaidi, Arjoni, Monika, Neda dhe Albatros Rexha.
Të ftuarit kanë biseduar për finalistët e BBV, që sigurisht ka sjellë debate shumë të forta në studio.
Anaidi dhe Neda janë përplasur më njëri-tjetrin, ku Neda ka reaguar ashpër ndaj Anaidit, madje duke e akuzuar se ai gjithmonë ka patur kundërshtime për produksionin e BBV.
Pjesë nga debati në studio:
Neda: Çfarë pune ke me mua ti? E kupton që je agresiv? E ke marrë shumë personale.
Monika: Anaid, ti mendon se Juli nuk e njeh Eglën?Po e njohim, të gjithë.
Anaidi: Unë nuk ofendova. Por nuk mund të thuash se çfarë ka bërë Juli në Big Brother.
Neda: Je shumë agresiv, unë them çfarë të dua unë.
Anaidi: Edhe unë them çfarë të dua, pse duhet të të marrë lejë ty?
Monika: E kalove pra, se edhe me mua e teprove. Je fiks si ai që po mbron, dhunues dhe përdhunues.
