fbpx
Ad imageAd image

Noizy sherr me personazhin e TikTok-ut, dy të plagosur

Blloku min lexim

Reperi Noizy raportohet se është përfshirë në një sherr me personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Sipas medias së Kosovës, “Sinjali, reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.

- Advertisement -

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.

Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.

- Advertisement -

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

- Advertisement -

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock