Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Njerëzit në Kosovë më kërcënonin”/ Linda Halimi rrëfen periudhën e vështirë në jetë

Blloku by Blloku
25/11/2023
in Showbiz
386 12
0
“Njerëzit në Kosovë më kërcënonin”/ Linda Halimi rrëfen periudhën e vështirë në jetë
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Në një rrëfim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar disa nga sfidat më të vështira lidhur me jetën e saj personale.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Linda tregoi për periudhën e vështirë që kaloi pasi u martua me reperin afro-amerikan Big D, duke u bërë kështu njëra ndër vajzat shqiptare e cila kishte një partner me ngjyrë.

Linda u shpreh se feja islame lejon martesën me një të huaj dhe me ngjyrë, por realiteti në Kosovë, ku mentaliteti ende mbetet i prapambetur, u tregua ndryshe me këngëtaren.

Ajo zbuloi se ka përjetuar kërcënime dhe ofendime të shumta për shkak të zgjedhjes së saj për partner jetësor. Situata arriti në një pikë kulmore kur një herë, pas një koncerti të mbajtur me bashkëshortin e saj Big D në Kosovë, persona të panjohur i thyen xhamat e makinës së çiftit.

Këto ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e Lindës, e cila në vitin 2010 u njoh me afro-amerikanin gjatë kohës që ai jetonte dhe punonte në kampin Bondsteel në Ferizaj, dhe më pas, pas dy vitesh u larguan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banorët dhe ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet ndaj Lindës, duke vlerësuar kurajën e saj për të folur hapur për këto çështje delikate. Gjithashtu ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka edhe fëmijë.

Tags: lindarrefim

Related Posts

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?
Showbiz

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë
Showbiz

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024
‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?
Showbiz

‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?

30/09/2024
Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?
Showbiz

Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?

30/09/2024
Broja i jep fund lidhjes me influenceren?!
Showbiz

Broja i jep fund lidhjes me influenceren?!

31/08/2024
Graciano rikthehet në BBV, Olsi Bylyku bën postimin ironizues
Showbiz

Olsi Bylyku ngacmon sërish fansat, publikon një tjetër foto të dashurës misterioze

31/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .