Vera e vitit 1997 ndryshoi historinë e fundit të familjes mbretërore britanike. Natën e 31 gushtit, makina në të cilën po udhëtonte Lady Diana , ish-bashkëshortja e mbretit aktual Charles III dhe nëna e Princit William dhe Harry-t, u përplas në një tunel të Parisit.
Edhe pse ka pasur gjithmonë teori konspirative, autoritetet e zgjidhën çështjen si një aksident trafiku si rezultat i ndjekjes së paparacëve.
Pothuajse 27 vjet më vonë, programi ‘Fiesta’ i Telecinco zbuloi ekzistencën e një letre anonime që mbërriti në Scotland Yard dhe në të cilën do të demonstrohej se vdekja e Lady Diana ishte vërtet e paramenduar.