ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Nëse ndodhin këto 5 sjellje, na vjen keq që po jua themi, por po troket ndarja

by BllokuTV
02/05/2023
Reading Time: 3 mins read
394 4
0
Nëse ndodhin këto 5 sjellje, na vjen keq që po jua themi, por po troket ndarja

Shumica e marrëdhënieve romantike, i humbasin ngjyrat me kalimin e kohës dhe papritur kthehen në rutinë. Nëse ju nuk punoni të dy për ta mbajtur sa më gjallë të jetë e mundur lidhjen, me keqardhje ju themi se ndarja do të jetë shumë e afërt. Ja 5 sjellje të cilat ndikojnë tek partneri/rja dhe rrisin shanset për t’ju çuar në ndarje.

1. Indiferenca

Ndonjëherë gjëja e parë që do të bësh, është t’i tregosh partnerit se si ka shkuar e gjithë dita, çdo eksperiencë dhe gjithçka që të ka shqetësuar, qofshin këto të rëndësishme ose jo. Dhe sigurisht, ajo ç’ka pret është të pranohesh ashtu siç je dhe mbi të gjitha të dëgjohesh. Nëse mes jush nuk ekziston një gjë e tillë dhe t’i nuk je prioritet…alarmi është ndezur.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024

2. Mungesa e besimit

Njerëzit me vetëvlerësim të ulët, shpeshherë përpiqen t’i projektojnë pasiguritë e tyre te marrëdhëniet. Por, nëse dikush nga ju të dy papritur fillon të kontrollojë çdo aspekt të jetës tuaj, kjo është një shenjë e cila tregon se shumë shpejt do të filloni të mos ndiheni rehat.

3. Anullon planet për të dalë dhe është gjithmonë vonë

Në jetë mund të ndodhin shumë gjëra të papritura dhe sigurisht vonesa në të tilla raste është e justifikueshme. Por nëse kjo bëhet e shpeshtë, nuk është më thjesht rastësi. Pra, nëse partneri juaj mendon për çdo lloj takimi tjetër përveçse atij me ju, harroji justifikimet e kota dhe jepini duart!

4. Nuk ua shpreh dashurinë

Nuk është ndonjë sekret që çiftet e dashuruara tentojnë të jenë sa më pranë njëri-tjetrit dhe ajo që e tregon më së miri këtë është gjuha e trupit. Një puthje, përqafim apo thjesht një shtrëngim duarsh, dikë të dashuruar do ta qetësonte, do t’i jepte fuqi dhe padyshim do ta bënte të lumtur. Por nëse papritur njërit prej jush i ikën kjo dëshirë dhe nuk shpreh më emocion, diçka po ndodh. Dhe ka një arsye.

5. Nuk kujdeset për ju

Si rregull të paktën, çiftet e dashuruara kujdesen për njëri-tjetrin dhe përpiqen. E nëse secili nga ju fillon të tregohet indiferent duke u fokusuar vetëm tek vetja, kjo është për tu shqetësuar.

Por ç’mund të bëhet në të tilla situata?

Nëse vini re këto ndryshime të komunikimit me partnerin/en tuaj, është rasti i duhur për të reflektuar. Ndoshta ai/ajo ka probleme të mëdha jashtë lidhjes. Ose ndoshta t’i  mund të jesh shkaku i këtyre sjelljeve. Përpiquni të flisni hapur, të jeni më tolerant dhe i kujdesshëm.

Tags: ndarjeshenjasjelljee

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro