Nëse po mendoni të vizitoni Dubrovnikun, mendoni mirë për bagazhet që do të merrni me vete.
Falë rregullave të reja, vizitorëve në qytetin e vjetër të Dubrovnikut u ndalohet të tërheqin valixhet me rrota përgjatë rrugëve.
Vendimi u propozua nga kryebashkiaku, Mato Frankovic dhe sipas tij ishte një përpjekje për të pakësuar ndotjen akustike, pasi vendasit janë lodhur duke u zgjuar natën nga zhurmat e valixheve të udhëtarëve.