fbpx
Ad imageAd image

Modelja flet për bullizimin: ‘Më krahasonin me Popeye”

Blloku min lexim

Naomi Campbell zbuloi në një intervistë se si ka qenë viktimë e bullizmit.

Modelja ka treguar në podcast-in ‘Cambon’ sesi bashkëmoshatarët e ngacmonin gjatë shkollës duke treguar se shpesh e krahasonin me Olivian, personazh i serialit të famshëm vizatimor “Popeye”.“ Isha shumë e dobët dhe mjaft e gjatë për moshën time dhe e dini sesi fëmijët i thërrasin njëri-tjetrit pseudonime të ndryshme. Më thoshin Oliva sepse qafa ime është mjaft e gjatë”, tha ajo.

- Advertisement -

Campbell tha gjithashtu në podcast se kërcimi si një aktivitet e ndihmoi atë ta donte trupin e saj dhe të shkëlqente në botën e modës.

“Unë thjesht do të pozoja në poza të ndryshme që i kam praktikuar për kërcimin dhe që më ka ndihmuar. Është diçka që e kam dashuruar dhe që nuk do të ndryshojë kurrë për mua. Ndjej se është diçka që është me të vërtetë pjesë e ADN-së sime”, tha modelja.

- Advertisement -

Naomi ka folur shpesh për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj.

Vitin e kaluar, ajo zbuloi në dokumentarin “The Super Models” se varësia nga droga pothuajse e vrau në kulmin e karrierës së saj dhe se përdori kokainë për të përballuar vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock